JOQ Albania
Home

Kirurgun e përzënë nga shtëpia me qira, pronari i frikësuar se kishte koronavirus
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 26/03/2020 8:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mjekët janë personat më të rrezikuar për tu prekur nga Covid-19. Ata janë gjithmonë në kontakt me pacientët, prandaj dhe shkalla e infektimit mbetet më e lartë.

Një kirurg në spitalin Radcliffe John në Oksford është përzënë nga qiradhënësi i tij.

E gjitha ndodhi për shkak se ky i fundit trembej nga doktori, pasi ai mund të ishte infektuar me koronavirus.

Joseph Alsousou, 43 vjeç, tha që atij iu kërkua të linte shtëpinë në Headington, ku ai ishte duke banuar që prej gushtit.

I mërzitur ai e la apartamentin para afatit që i kishin kërkuar. Pas kësaj, kirurgu tha se ai udhëtoi tre orë për në shtëpinë e familjes së tij në Merseyside gati në lot.

Burimi: DailyMail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA