JOQ Albania
Home

Shënohet viktima e gjashtë nga koronavirusi në Shqipëri, humb jetën një grua
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26/03/2020 1:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është rritur bilanci i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri.

Mbrëmjen e së mërkurës, ka ndërruar jetë një 71-vjeçare, duke e çuar në 6 numrin e viktimave nga Covid-19 në vend.

Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Raportohet se e ndjera vuante edhe nga hipertensioni. Ajo ishte shtruar prej 7 ditësh në Spitalin Infektiv.

Ajo ndodhej në terapi intensive dhe mbahej me respirator. Gjatë orëve të fundit gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar.

Autoritetet njoftuan se numri i të infektuarve me Covid-19 në vend ka shkuar në 146, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan 23 raste të reja.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë:

Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator). Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë. 71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.