JOQ Albania
Home

S’ka qetësi/ Italia e Jugut përfshihet nga stuhitë, rrufeja godet Kishën
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25/03/2020 23:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Teksa gjendja është e rënduar në Itali prej Covid-19 kanë nisur edhe reshje të dendura shiu dhe stuhi.

Veriu i Italisë është gjunëzuar nga Covid-19, kurse raportohet se Jugu i Italisë është përfshirë nga stuhi të dendura.

Gjendja më kritike nga reshjet e shiut paraqitet në Siçili dhe Katania, nga reshjet e shumta të shiut. Raportohet se reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje të shumta në rrugë.

Po ashtu e ditur bëhet se një rrufe goditi Kishën e Shën Vitus, në Mascalucia. Kjo Kishë është përfshirë nga flakët më pas.

Gjithashtu raportohet se është duke u punuar që situata në këto ku ka rreshje shumë të dendura shiu të normalizohet.

Burimi: 95047.it/ Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania