JOQ Albania
Home

Rrëzohet qeveria e Albin Kurtit
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25/03/2020 23:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kuvendi i Kosovës ka votuar me 82 vota pro mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, në një seancë të jashtëzakonshme e cila ka nisur prej paradites së sotme në orën 11:00.

Të pranishëm në sallë ishin 117 deputetë, 82 prej të cilëve votuan pro, 32 kundër, ndërsa një abstenim.

Albin Kurti drejtoi ekzekutivin e vendit për vetëm 51 ditë, duke u bërë qeveria më jetëshkurtër në Republikën e Kosovës.

Ishte Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila nisi mocionin për rrëzimin e Kurtit, pasi ky i fundit shkarkoi pa paralajmërim ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, i cili vinte nga rradhët e LDK-së.

Pas shumë javësh diskutimi dhe negociatash, LVV dhe LDK arritën të krijonin një koalicion së bashku për formimin e qeverisë së re më 3 shkurt të këtij viti, e cila zgjati vetëm 51 ditë.

Kujtojmë këtu që Vetëvendosja e Albin Kurtit u shpall fituese në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, me 26.2% të votave, e ndjekur nga LDK-ja me 24.5%.