JOQ Albania
Home

Masat që do merrte Bill Gates kundër Covid-19, nëse do të ishte President i SHBA-ve
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26/03/2020 1:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nëse Bill Gates do të ishte President i Shteteve të Bashkuara tani, ai do i jepte përparësi duke i mbajtur njerëzit në të gjithë Amerikën në izolim për të "rrafshuar kurbën" e pandemisë COVID-19. Gates ka një përvojë të konsiderueshme në luftën kundër sëmundjeve infektive përfshirë malarien, HIV dhe poliomelitin. Komentet e Gates vijnë pasi Presidenti Donald Trump njoftoi se do që bizneset në Amerikë mund të rihapen në Pashkë, pra në 12 Prill.

Në rolin e Presidentit, Gates do të vepronte në këtë mënyrë:

Nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të qëndrojmë në izolim për një periudhë më të gjatë kohore. Duhet të përgatitemi të qëndrojmë ndoshta më gjatë sesa qëndruan banorët në Kinë dhe jo më pak se ta. Nëse bëhet një izolim kombëtar, mendoj se për 20 ditë do të ndryshojnë krejtësisht statistikat, numrat do të bien ndjeshëm. E di që nuk është e lehtë.

Gates thekson gjithashtu:

Pasojat ekonomike të kësaj situate do të jenë shumë dramatike. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur më përpara me ekonominë tonë. Por, paratë do rikthehen, ekonomia do ri-ngrihet dhe jeta do të vazhdojë. Paratë mund t’i riktheni, por njerëzit nuk i riktheni dot në jetë. Është më mirë një ‘dhimbje ekonomike’ sesa një dhimbje me sëmundje dhe vdekje.

Burimi:CNBC|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania