JOQ Albania
Home

Shkelën karantinën, policia detyron qytetarët të bëjnë pompa në mes të rrugës
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25/03/2020 22:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në Indi policia ka filluar të marrë masa të ashpra për të gjithë ata që shkelin urdhrin e karantinimit. Dhe kur flasim për masa të ashpra, nuk u referohemi aspak gjobave të majme siç mund të vendosin shtetet e tjera. Në pamjet e dala ditën e sotme, duket qartë që policia ka vendosur të përdorë dhunë kundrejt çdo personi që shkel urdhrin e karantinimit.

Sipas qeverisë, askush nuk ka të drejtë të dalë nga shtëpia, për asnjë lloj arsyeje. Pas mbylljes së çdo gjëjë dhe kërkesës për t’u izoluar në shtëpi, shumë banorë kanë vrapuar drejt dyqaneve për t’u furnizuar me gjërat e nevojshme për të përballuar karantinimin.

Në videon e publikuar sot, policët e veshur me maskat për t’u mbrojtur nga infektimi, kanë urdhëruar njerëzit të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të mos tentojnë të dalin më. Në disa raste, policët i kanë vënë në lojë qytetarët, duke i detyruar të bëjnë pompa në mes të rrugës.Edhe pse video tashmë qarkulloi në të gjithë botën, policia ka mohuar në deklaratën e tyre se mund të jetë përdorur dhunë.

Burimi: TMZ|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania