JOQ Albania
Home

Koronavirusi, mjeku Pipero: Nëse rastet vijnë me këto ritme, do lindë nevoja për spitalin Covid 2
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25/03/2020 21:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjendja në vendin tonë është e rënduar prej Covid-19. Rastet me të infektuar po shtohen nga dita në ditë në vendin tonë.

Lidhur me gjendjen e krijuar prej Covid-19 në vendin tonë ka folur edhe mjeku Pëllumb Pipero.

Sipas tij nëse rastet me Covid-19 vazhdojnë të shtohen me këto ritme, do të lindë nevoja të krijohet një tjetër spital ‘Covid 2’, sipas mjekut.

Po ashtu mjeku tha se janë 4 pacientë në terapi intensive. Për ‘ora news’, ai tha:

Nëse rastet me koronavirus vijnë me këto ritme atëherë, do të lindë nevoja për të kaluar në skenarin e dytë, për të hapur spitalin Covid 2. Dua të ritheksoj se OBSH nuk ka një protokoll anti-covid. Situata e të sëmurëve tanë është shumë dinamike. Ne kemi momentalisht 4 pacientë në terapi intensive. Ndërkohë, eksperience e vendeve të tjera, ka modeluar një protokoll ende të pa miratuar nga institucionet ndërkombëtare, me trajtimin me oksigjeno-terapi.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij mjeku ka thënë edhe se janë porositur medikamente të tjera. Më pas ka shtuar:

Dua të siguroj të gjithë qytetarët se mjekimi është ai që përdoret edhe në vendet e tjera.