JOQ Albania
Home

“Kam 25 vjet që merrem me sport”, flet i riu që mposhti koronavirusin: S’e mendoja kurrë se mund të infektohesha
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25/03/2020 20:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Koronavirusi u ka marrë jetën 5 personave dhe ka infektuar 146 të tjerë në Shqipëri.

I vetmi lajm i mirë është se 17 pacientë të prekur kanë mundur të shërohen plotësisht nga Covid-19.

Një prej tyre është edhe xhudisti, Erind Cara, i cili ka rrëfyer se si e ka përjetuar infektimin nga virusi i rrezikshëm, simptomat e para, shtrimin në Spitalin Infektiv dhe shërimin e plotë të tij.

I ftuar në emisionin "Vizioni i Pasdites", Cara u shpreh se nuk e priste që të rezultonte pozitiv me Covid-19, duke shtuar se kishte pasur simptoma të ngjashme me ato të gripit të zakonshëm.

Ai tha:

Ishte një diçka që se mendoja kurrë, pavarësisht se kalova një moment ftohjeje. Një javë më parë se të rezultoja i infektuar kisha temperaturë. Fazën e keqe e kalova në shtëpi, me temperaturë e djersë. Për t’u kontrolluar, sepse ndjeva vështirësi në frymëmarrje, shkova në Sanatorium, bëra një skaner. Pastaj u shoqërova në infektiv sepse ata dyshuan që ishin simptomat e koronavirus.

Erindi tregoi se ka 25 vite që merret me sport, ku bën stërvite 6 herë në javë, dhe se nuk e kishte menduar kurrë se mund të prekej nga koronavirusi.

Ai tregoi se edhe familjarët e tij janë mirë.

Sportisti shtoi:

Jam i qetë në shtëpi me familjen, jam shumë i lumtur. Normalisht nuk është e lehtë, por duhet të jemi të fortë. Fatmirësisht familja është shumë mirë. Nuk ka asnjë shenjë, asnjë shqetësim sa të kalojnë në fazë e testimit. Diçka e paparashikueshme, 25 vite që bëj sport, strëvitje 6 herë në javë… nuk e kisha menduar asnjëher. E paparashikueshme, një (mënyrë si u infektova) konkrete nuk arrij ta gjej.

Ai iu bëri thirrje të gjithë të rinjve shqiptarë, të qëndrojnë në shtëpi dhe të japin e marrin dashuri nga personat që knaë pranë.

Erindi apeloi:

Të qëndrojnë në shtëpi, dhe të japim e të marrim sa më shumë dashuri në mënyrë që situatën ta kalojmë me sukses këtë situatë vështirë.