JOQ Albania
Home

Jo vetëm probleme me shëndetin e ekonomike/ Koronavirusi po shton dhe dhunën në familje
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25/03/2020 20:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gati e gjithë Europa është në psikozë prej Covid-19. Rastet me të infektuar janë shtuar dhe thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë.

Por izolimi në shtëpi ka dhe anët e veta të errëta dhe miroze. ‘Bild’ raporton se dhuna në familje është rritur.

Në Gjermani është dhënë dhe alarmi se shumë fëmijë dhe adoleshentë, në këtë periudhë mund të jenë edhe më shumë të eskpozuar ndah abuzimit seksual në familje.

Edhe një organizatë për të drejtat e grave në Pekin e ka ngritur këtë shqetësim. Nga kjo shoqatë është bërë e ditur se numri i grave që janë dhunuar gjatë periudhës së karantinës ka qenë trefish më i lartë.

Edhe në Itali dhe Spanjë është ngritur shqetësimi për këtë. Edhe në këto vende ka pasur raportime për shtim të dhunës në familje.

Periudha e izolimit rrit rrezikun për të pasur më shumë konflikte në familje. E ditur bëhet se në Gjermani po punohet edhe për të ngritur më shumë strehëza për gratë e dhunuara. Qendrat për gratë e dhunuara në Magdeburg dhe Halle janë plot.

Burimi: Bild/ Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania