JOQ Albania
Home

SHBA gati miratimin e paketës 2 trilion dollarëshe për të përballuar emergjencën e koronavirusit
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25/03/2020 20:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të aprovojnë paketën më të kushtueshme të emergjencës në botë. Bëhet fjalë për 2 trilion dollarë, të cilat do të përdoren për të ndihmuar qytetarët të kalojnë këtë periudhë krize. Paketa nuk është aprovuar ende, megjithatë senati u shfaq pozitiv kundrejt saj.

Pas votimit në Senat dhe firmës së Donald Trump, SHBA kthehet në vendin me fondin më të lartë të ndihmave deri më tani. Ky fond do të lehtësojë efektin shkatërrues që pandemia po krijon. Deri më tani, kjo paketë nuk ka patur kundërshtime as nga republikanët dhe as nga demokratët.

Senatori Chuck Schumer tha:

Kjo nuk është një paketë stimuluese për njerëzit. Kjo është një paketë emergjence. Ndihma është rrugës, do të jetë një ndihmë e madhe për qytetarët dhe do mundohemi të vijë tek ju sa më shpejt. Paketa përfshin një fond prej 500 miliardë dollarë për industritë e bllokuara nga pandemia, paga deri në 3000$ për miliona familje amerikane, 350 miliardë do të jepen kredi për bizneset e vogla, 200 miliardë në ndihmë të të papunëve dhe 100 miliardë për sistemin shëndetësor.

Burimi: Reuters|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania