JOQ Albania
Home

Koronavirusi në Shqipëri, mjeku: Piku me gjasë do të ndodhë diku në maj
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25/03/2020 19:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjendja në vendin tonë është e rënduar prej Covid-19. Thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë. Së fundmi në lidhje me situatën e krijuan në vend nga Covid-19 ka folur edhe epidemiologu, Alban Ylli.

Sipas tij piku në Shqipëri nuk është arritur akoma dhe po ashtu ka thënë se do të ketë një shtim të rasteve të infektuara.

Ky mjek ka thënë se piku pritet të arrijë diku në muajin maj . Për ‘abc news’ mjeku ka thënë:

Ne kemi çdo ditë më shumë seç kishim më parë. Kjo është një kurbë që nuk vjen ndryshe vetëm duke u rritur. Kurba e rasteve të reja çdo ditë është më e fortë se kjo. Nuk ka dyshim që rritja është e shpejtë, qarkullim intensiv i virusit në popullatën shqiptare. Deri para 4 ditësh kishim një qarkullim të qëndrueshme. Unë sugjeroj se ritmi duhet të jetë më i kontrolluar. Kjo është arsyeja që ne nuk mund të parashikojmë dot se çfarë mund të ndodhë. Do ketë një kurbë, por sa do jetë dhe kur do arrijë nuk e dimë. Ky padyshim nuk është piku, por fillimi i rritjes. Piku me gjasë do të ndodhë diku në maj.

I pyetur se kur do të dalin njerëzit nga shtëpitë, mjeku është përgjigjur kështu:

Ekzistojnë modele edhe për këtë, por në fakt nuk është kaq e thjeshtë. Ekziston modeli i propozuar nga disa anglezë, nuk e di nëse qeveria angleze po e ndjek atë. Mund të futemi më atë modelin e karantinës, pra e frenojmë e lëmë pastaj ti japë pak frymë ekonomisë. Është një model që nuk më pëlqen shumë ta diskutoj në publik.