JOQ Albania
Home

Spanja mobilizon studentët e mjekësisë: Spitaleve u shtohen mbi 200 veta staf
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25/03/2020 22:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Situata e vështirë në Spanjë ka bërë që të jetë e domosdoshme angazhimi i infermierëve dhe mjekëve shtesë nëpër spitale. Përshpejtimi i përhapjes së koronavirusit, e ka bërë tejet të vështirë menaxhimin e pacientëve, ku mjekët janë duke punuar pa asnjë orë pushimi. Për këtë arsye, tashmë është bërë gati një listë me mbi 200 punonjës të rinj, të cilët do i bashkohen stafeve aktuale në luftën kundër koronavirus.

Studentët e fakulteteve të mjekësisë, së bashku me mjekë të cilët nuk ishin në marrëdhënie pune, janë kontaktuar për të qenë pjesë e spitaleve në zona të ndryshme të Spanjës. Përveç tyre, Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje edhe për persona të cilët nuk jetojnë në Spanjë, të bashkohen me mjekët spanjoll në ndihmë të pacientëve që po luftojnë me koronavirus.

Në thirrjen e tyre, thuhej:

Duhet të sigurohemi që të gjithë pacientët të ndiqen ashtu siç duhet nga mjekët. Duhet t’u sigurojmë atyre kurat e duhura dhe këshillimin me profesionistë. Megjithatë, të gjithë studentët që janë në vitet e fundit të studimeve, janë të miërpritur të ndihmojnë mjekët që po punojnë 24 orë. Jemi të hapur ndaj kujtdo që mund të na ndihmojë t’a kaojmë ëtë situatë.

Burimi: ElPais|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania