JOQ Albania
Home

Shqiptarët në hall për bukën e gojës, Rama përkëdhel Manastirliun: Të kemi borxh orët e gjumit, je ilaçi
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25/03/2020 18:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjendja në vendin tonë është e rënduar prej Covid-19. Thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë, por shumë shqiptarë kanë hallin se nëse kjo situatë do të zgjasë shumë nuk do të kenë të ardhura për të mbajtur frymën gjallë.

Shumë shqiptarë janë në izolim dhe kanë mbetur pa punë, halli i tyre është si do të sigurojnë bukën e gojës.

Ndërkohë Edi Rama teksa shqiptarët po shikojnë ditë të zeza me sy e ka mendjen të komplimentojë dhe përkëdhel ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun.

Rama tha për të:

Është ëmbëlsira për në fund, por ne kemi ilaçin në fund tani. Ogerta të lutem, e di që je e mbingarkuar një listë të tërë borxhesh gjumi që t’i kemi ne ty. Një listë pyetjesh të shkurtra, e para: materialet u morën në dorëzim?

Më pas ministrja u përgjigj kështu:

Po kryeministër, u morën falë një angazhimi, dhe ua dimë shumë përnder të gjithëve atyre që janë angazhuar. Tashmë kemi nëj sasi shumë më të madhe furnizimi që patëm në magazinat tona. Pra ne jo vetëm që kemi krijuar mundësinë për të rritur stokun por do të vazhdojmë kështu për të mbështetur sa më shumë mjekët dhe infermierët.

Gjithashtu më herët nga kryeministri Edi Rama u tha se faturat e dritave do të paguhen një më një dhe ata që nuk u paguajnë do t’u ndërpritet energjia elektrike.