JOQ Albania
Home

“Çmendet” i riu nga Vlora, iu vë flakën 6 dyqaneve
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25/03/2020 18:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pasditen e sotme në qytetin e Vlorës një person ka hedhur benzinë në dyert dhe ambientet e disa dyqaneve në këtë qytet ndërsa më pas u ka vendosur flakën.

Mësohet se autori i cili është shoqëruar nga Policia është një djalë i ri, i cili u ka vendosur flakën 6 dyqaneve duke rrezikuar edhe një banesë.

Pasi ka hedhur lënden djegëse, personi ende i paidentifikuar, iu ka vënë flakën me radhë disa dyqaneve ndërsa nga zjarri është përfshirë edhe një kabinë elektrike.

Pas arrestimit të të riut, janë gjetur në vendin e ngjarjes disa bidona të cilët kanë qenë të mbushur me benzinë.

Forcat zjarrëfikëse kanë mbërritur në vendin ngjarjes dhe duke neutralizuar flakët.