JOQ Albania
Home

356 viktima nga Covid-19 në Holandë, 80 persona humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25/03/2020 18:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Italia dhe Spanja janë dy shtetet më të prekura nga koronavirusi në Europë.

Mirëpo, përveç këtyre dy shteteve, numri i vdekjeve nga Covid-19 po rritet me shpejtësi edhe në Francë, Britani e Holandë.

Sipas të dhënave zyrtare, në Holandë janë shënuar 80 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin total të personave që kanë humbur jetën, në 356.

Në shtetin holandez janë konfirmuar 6412 raste me koronavirus, 852 prej të cilëve janë testuar pozitivisht gjatë orëve të fundit.

Duhet theksuar se numri i viktimave në përpjestim me atë të personave të infektuar në Holandë është tejet shqetësues.

Deri më tani, niveli i vdekshmërisë nga Covid-19 në Holandë është 5.5%.

Burimi: Worldometers|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania