JOQ Albania
Home

Rezultuan pozitiv ndaj Covid-19, ndahen nga jeta dy mjekët spanjollë 
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25/03/2020 19:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Koronavirus është përhapur në masë në Spanjë, ku një numër i lartë i të infektuarve janë edhe pjesë e sistemit shëndetësor.

Deri më tani, më tepër se 5.400 të infektuar nga Covid-19, janë punonjës së spitaleve duke përfshirë këtu sanitaret, infermierët dhe mjekët.

Ditën e sotme, dy prej këtyre mjekëve kanë ndërruar jetë. Dy mjekët rezultuan pozitiv ndaj koronavirusit, ndërkohë që përgjatë gjithë kësaj kohe kanë qenë në krye të detyrës duke ndihmuar pacientët e infektuar.

Shoqata e mjekëve është shprehur:

Niveli i përhapjes së virusit ka tejkaluar edhe Kinën, vendin e origjinës së tij. Shifrat po rriten në kohë rekord dhe një pjesë e mirë e të infektuarve janë pikërisht personat që duhet të kurojnë pacientët, pra stafi mjekësor. Ditën e sotme, dy mjek humbën jetën prej Covid-19 dhe mungesa e stafit apo e masave mbrojtëse, nuk na e lehtëson punën. Duhet të tregohemi më të përgjegjshëm se kurrë. Mjekët mund të ndihmojnë të infektuarit, por në të njejtën kohë duhet të kujdesen rreptësisht edhe për shëndetin e tyre.

Burimi: El Pais|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania