JOQ Albania
Home

Shkon në 22 numri i viktimave nga Koronavirusi në Greqi
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 25/03/2020 17:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë së Greqisë, Sotiris Tsiodras njoftoi sot se janë evidentuar 78 raste të reja të prekurish me koronavirus në vend duke bërë që numri total i të infektuarve të shkojë në 821.

Në shtetin fqinj janë regjistruar sot dy raste të reja vdekjesh prej Covid-19 duke bërë që numri total i viktimave të shkojë në 22.

Nga 134 personat në spital, 53 janë në kujdes intensiv, tha Tsiodras, duke shtuar se 36 pacientë janë shëruar.

Autoritetet shëndetësore greke kanë kryer më shumë se 10,000 teste deri më tani.

Burimi: ekathimerini Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania