JOQ Albania
Home

Mbi 35,000 persona të infektuar në Gjermani, numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 181
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25/03/2020 16:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gati e gjithë Europa është në psikozë prej Covid-19. Rastet me të infektuar po shtohen për ditë e më shumë.

Deri më tani raportohet se numri i personave që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në Gjermani ka shkuar në më shumë se 35,000.

Nga koronavirusi në Gjermani kanë humbur jetën 181 persona . Lidhur me situatën e krijuar në Gjermani nga Covid-19 ka folur edhe drejtuesi i Institutit ‘Robert Koch’, Lothar Wieler.

Ai ka deklaruar:

Ne jemi në fillim. Sigurisht që numri i vdekjeve do të rritet.

Masa të rrepta janë marrë në Gjermani kundër përhapjes së Covid-19. Ndërkohë thirrjet për të qëndruar në shtëpi dhe për të respektuar në mënyrë rigoroze higjenën personale vazhdojnë.

Burimi: Bild/ Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania