JOQ Albania
Home

Profesoresha gjermane: Testimi i vaksinës te njerëzit për Covid-19 mund të nisë në muajin qershor
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25/03/2020 16:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gati e gjithë Europa është në psikozë prej Covid-19. Rastet me të infektuar po shtohen nga dita në ditë.

Numri i personave që kanë humbur jetën nga ky virus është shumë i madh. E së fundmi një lajm i mirë vjen nga Gjermania.

Sipas asaj që raporton ‘Bild’ testimi i vaksinën për Covid-19 te njerëzit në Gjermani mund të bëhet në muajin qershor.

Gara për të prodhuar një vaksinë për koronavirusin ka kohë që ka nisur. ‘Bild’ ka zhvilluar një intervistë me profesoreshën gjermane, Marylyn Addo dhe sipas asaj që ka thënë ajo testimi i vaksinës te njerëzit në Gjermani mund të bëhet në muajin qershor.

Po ashtu profesoresha që punon në Universitetin ‘Medical Center Hamburg-Eppendorf’ është shprehur se do të duhet të prodhohet një vaksinë në masë të madhe në mënyrë që të fitohet lufta kundër Covid-19.

Ndërkohë thirrjet për të qëndruar në shtëpi dhe për të respektuar në mënyrë rigoroze higjenën vazhdojnë.

Burimi: Bild/ Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania