JOQ Albania
Home

Dy punonjës të Drejtorisë së Policisë dalin pozitivë me Koronavirus
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 25/03/2020 16:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kanë shkuar në 146 rastet e të prekurve nga Koronavirusi në vendin tonë ditën e sotme. Duke shënuar kështu rritjen më të madhe të rasteve të reja brenda një nate nga shpërthimi i pandemisë në 9 mars.

Raste të reja janë evidentuar edhe në qytetin e Durrësit ku pozitivë ndaj Koronavirusit kanë rezultuar edhe dy punonjës të Drejtorisë së Policisë të qarkut Durrës.

Njëri prej tyre i cili ishte në detyrën e shefit të burimeve njerëzore është shtruar në Tiranë ndërsa punonjësja tjetër përgjigjen për infektimin e ka marrë përmes skanerit ndërsa është duke pritur edhe përgjigjen e tamponit.

Aktualisht, gjendja e pacientes nuk është e mire dhe mësohet se të dy janë kolegë zyre në Drejtorinë e Policisë së qarkut Durrës.