JOQ Albania
Home

“Shkoni në shtëpi”/ Nga e kopjoi Rama daljen në rrugë për t’i “bërtitur” qytetarëve?
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 25/03/2020 15:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edi Rama doli sot në rrugët e Tiranës me pretekstin për të ndërgjegjësuar qytetarët për të qëndruar në shtëpi.

Ai u pa i shoqëruar nga disa persona, duke thyer kështu në një farë mënyre rregullat e distancimit social. Rama ndalonte në rrugë të moshuar dhe i thoshte atyre të qëndronin në shtëpi, por mënyra si fliste nuk dukej asapk si sensibilizim.

Të gjithë u habitën nga ky veprimi i Ramës, që teksa thekson me të madhe qëndroni në shtëpi del vetë nga vila e tij.

Mirëpo kjo lëvizje e Ramës është e kopjuar. Ajo është bërë më herët nga kryebashkiaku i Barit në Itali, Antonio Decaro.

Decaro doli në bregdet dhe i thoshte qytetarëve të shkonin në shtëpi, pasi situate ishte e rëndë, ashtu siç edhe paraqitet.

Të njëjtën gjë bëri dhe Rama, por duke e kopjuar këtë në rrugët e Tiranës.