JOQ Albania
Home

Qytetarët e varfër dëbojnë makinën e ndihmave: HAJDUTË!
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 25/03/2020 17:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej ditësh tanimë Bashkia e Tiranës dhe qeveria shqiptare ka nisur shpërndarjen e ndihmave tek banorët në nevojë në vendin tonë.

E gjitha bëhet për shkak të situatës së krijuar prej përhapjes së koronavirusit në vend. Kryebashkiaku Veliaj ka publikuar fotografi në rrjetet sociale ku duken disa furgona që ndajnë ushqim te të moshuarit në kryeqytet.

Por duket se po bëhet shumë më pak nga sa trumbetohet prej tyre në media. Një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania duke dërguar një video ku duket se në fshatin Valias në Kamëz, Bashkia në fjalë ka dërguar një makinë me ndihma ushqimore në bashkëpunim me policinë e shtetit.

Fatkeqësisht ndihmat shpërndahen në mënyrë selektive dhe janë ndihmuar vetëm dy familje megjithëse numri i nevojtarëve është shumë i lartë në këtë fshat.

Qytetari shkruan:

Banorët debatuan me ta sepse numri i personave që ndihmohen është i paktë ndërsa janë të shumtë pensionistët dhe të papunët.