JOQ Albania
Home

Dagllas Kosta nuk i friksohet koronavirusit, realaksohet në pishinë me të dashurën e tij
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 25/03/2020 14:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sulmuesi i Juventusit, Dagllas Kosta duket se nuk i druhet aspak koronavirusit, por ka vendosur të relaksohet në pishinë me partneren e tij në Brazil.

Futbollisti bardhezi po shijon temperaturat e larta të Brazilit totalisht i pashqetësuar.

E dashura e tij, Natalia Feliks ka postuar një foto në “Instagram”, ku shfaqet duke u relaksuar në pishinë së bashku me sulmuesin brazilian.

Kujtojmë që ky sezon nuk ka qenë me shumë fat për Duglas Kostën, pasi është shoqëruar me dëmtime të shumta.

Megjithatë 29-vjeçari u rikthye titullar në ndeshjen e fundit, para se Seria A të ndërpritej për shkak të Covid-19, takim ku bardhezinjtë asfaltuan për herë të dytë në këtë sezon, Interin.