JOQ Albania
Home

Nis mbledhja e 140 milionë eurove të Becchetti-t, 73 mijë lekë ujë për 2 pensionistë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 25/03/2020 14:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dje në media u bë publik lajmi se shteti shqiptar ka humbur gjyqin me biznesmenin italian Francesco Becchetti dhe kjo nënkupton një dëmshpërblim prej 140 milionë eurosh ndaj tij.

Duket se shteti s’ka vonuar aspak por ka nisur me mbledhjen e fondeve. Një qytetar ka bërë një denoncim në redaksinë e JOQ Albania.

Ai ka publikuar fotografinë e faturës së ujit të dy prindërve të tij pensionistë. Ata duhet të paguajnë plot 73 mijë lekë faturë mujore për ujin e konsumuar.

Çfarë duket edhe e pamundur duke qenë se jetojnë vetëm.

Ai shkruan:

Pershendetje JOQ, kjo eshte fatura e muajit shkurt qe duhet te paguajne prinderit e mi, te dy pensioniste! 73 mije lek sa nje gjysem pensioni, ja nga do dalin leket e paketave qe po ndihmojne gjasme popullin.