JOQ Albania
Home

Zbulohet plani i UEFA-s për të mbyllur në kohë sezonin aktual
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 25/03/2020 14:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Futbolli është kaos dhe të gjitha kampionatet europiane janë pezulluar për shkak të koronavirusit. UEFA shtyu për në vitin 2021 edhe Europianin e këtij viti.

Sezoni duhet të mbarojë deri në 30 qershor, por me situatën aktuale, duket shumë e vështirë.

Në disa vende të Europës përhapja e virusit ka përshkallëzuar dhe është gati e pamundur të luhet futboll të paktën deri në fund të prillit. Kështu, mediet europiane raportojnë se UEFA do të vërë në zbatim planin B, që konsiston me shtyrjen e afatit të mbylljes së sezonit.

Zgjidhjen UEFA pritet t'ua lërë në dorë federatave të ç'do vendi. Mbetet për tu parë se ç’do të ndodhë, teksa akoma nuk dihet se kur do të përfundojë izolimi.

Nga ana tjetër fituesi i Champions League do të vendoset në formën e një “mini Europiani”. Gjysmëfinalet do të luhen me një takim në Stamboll. E njëjta gjë do të ndodhë me Europa League.