JOQ Albania
Home

Irani shënon rritje rekord të rasteve me Koronavirus në 24 orët e fundit
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25/03/2020 14:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Irani njoftoi një rritje rekord në numrin e rasteve të koronavirusit brenda natës ndërsa vdekjet e konfirmuara gjithashtu u ngjitën në gati 2000.

Shteti më i goditur në Lindjen e Mesme konfirmoi 1762 raste të reja të martën, duke e çuar numrin total në të paktën 24,811.

Ndërkohë numri i vdekjeve u rrit nga 112 në të paktën 1934. Janë ngritur pyetje serioze mbi besueshmërinë e të dhënave të Iranit pasi vendi fillimisht u minimizua dhe u përpoq të mbulojë ashpërsinë e shpërthimit.

Irani, si shumica e vendeve të tjera të goditura nga koronavirusi, po përballet gjithashtu me një mungesë të tamponave të testeve e cila ka penguar aftësinë e saj për të siguruar shifra të sakta.

Mes viktimave është edhe vjehrra e djalit të Udhëheqësit Suprem Ayatollah Ali Khamenei, raportoi të hënën agjensia shtetërore e lajmeve IRNA.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour paralajmëroi publikun se numri i të infektuarve ka të ngjarë të rritet më tej pasi Irani tani ka më shumë aftësi për të testuar dhe ekzaminuar raste të dyshuara.

Ministria gjithashtu ka krijuar një faqe në internet për publikun për të raportuar nëse dyshojnë se kanë virus, i cili do t'i lidhë ata me stafin mjekësor që do të shkoi tek ata për t'i testuar.

Deri më tani, 41 milion njerëz kanë përdorur webfaqen, tha Jahanpour. Popullsia e Iranit është rreth 80 milion.

Ndërsa situata në Iran u përkeqësua, Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi se mungesa e furnizimeve mjekësore në Irak, Sudan dhe Jemen mund të çojë në një rritje të çmimeve.

Kjo mund të shkaktojë probleme të përhapura edhe në disa nga ekonomitë më të pasura të Lindjes së Mesme, të cilat mbështeten shumë në çmimin e naftës, e cila ka qenë në rënie gjatë javëve të fundit, për pjesën më të madhe të të ardhurave të tyre.

Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania