JOQ Albania
Home

Shkon në 17 numri i të shëruarëve nga koronavirusi në Shqipëri, mes tyre një mjek dhe një infermier
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 25/03/2020 13:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ka shkuar në 17 numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Në 24 orët e fundit janë testuar 7 persona që dolën negative në testet e njëpasnjëshëm. Manastirliu shprehet se mes tyre është edhe një mjek dhe një infermier.

Kujtojmë se numri i të infektuarëve ka shkuar në 146, ndërsa kanë humbur jetën 5 persona.

Postimi i Manastirliut:

Sot lajmi i mirë është shërimi i një mjeku dhe një infermieri mes 7 qytetarëve të tjerë që sot rezultuan negativë në dy testet e njëpasnjëshme për COVID-19. Mes pacientëve të shtruar në spital dhe të vetëkarantinuar, shkon në 17 numri i qytetarëve që tashmë janë shëruar. Të gjithë ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar edhe për 14 ditë. Por nga ana tjetër, numri i qytetarëve të prekur po rritet dita-ditës. Po ashtu numri i qytetarëve që kanë nevojë për trajtim në spitale, ku deri tani janë 72 qytetarë të shtruar në spitalin infektiv.