JOQ Albania
Home

Skandal/ Ambulanca sjell gruan e sëmurë tek qendra shëndetësore, e lë tek dera me batanije
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 25/03/2020 14:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej ditësh në media njoftohen raste të reja personash të dyshuar që mbërrijnë me ambulancë në spitalin Infektiv të kryeqitetit.

Vazhdimisht shteti shqiptar njofton gatishmërinë në veprim të mjeteve të ndihmës së shpejtë por si duket ky nuk është rasti.

Disa qytetarë kanë shkruar në redaksinë e JOQ Albania.

Ata kanë nisur pamje filmike dhe fotografi nga qendra shëndetsore Lira në qytetin e Beratit.

Sipas tyre ambulanca ka sjellë një person të sëmurë dhe e kanë lënë në derën e qendrës vetëm pa njoftuar askënd për t’i ardhur në ndihmë dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Gjendja e personit nuk duket aspak e mirë ndërsa është mësuar se qendra Lira është spital që kuron fëmijët me sëmundje mendore.

Mesazhi i qytetarit:

E sjell njeriun e sëmurë te dera e qendrës Lira (spital për fëmijë me sëmundje mendore) si mund të jenë kaq të pashpirt mjekët dhe kushdo që ka qenë brenda në atë ambulancë. Në këtë kohë korone mund të jetë dhe infeksion për lagjen nuk e dimë çfarë mund të ketë. E solli 127 e la aty të shtrirë për tokë. Ka ndodhur në qytetin e Beratit. Çfarë është ky skandal, ku po jetojmë vallë?!