JOQ Albania
Home

Nuk vuante nga asnjë sëmundje, vdes nga Koronavirusi 21-vjeçarja
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25/03/2020 13:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 21-vjeçare pa para-kushte ekzistuese mjekësore ka vdekur nga koronavirusi, ka thënë familja e saj.

Chloe Middleton mendohet të jetë viktima më e re në Mbretërinë e Bashkuar që nuk ka kushte themelore mjekësore.

Nëna e saj, Diane Middleton, e cila jeton në Buckinghamshire, postoi një mesazh prekës për vajzën e saj sot në mediat sociale.

Zonja Middleton, shkroi në Facebook:

Për të gjithë njerëzit që mendojnë se është thjesht një virus, ju lutem mendoni sërish, jam duke ju folur nga një përvojë personale, i ashtuquajturi virus ka marrë jetën e vajzës time 21 vjeçare.

Deri më tani në Mbretërinë e Bashkuar ka pasur 424 vdekje nga virusi dhe 8077 raste të konfirmuara.

Mesazhe nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar kanë shkuar për vajzën re për të cilën mendohet se ndiqte shkollën në Wycombe Grange.

Halla e saj, Emily Mistry konfirmoi që e reja nuk kishte "kushte themelore shëndetësore".

Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania