JOQ Albania
Home

Rritet numri i të prekurve nga Koronavirusi në Elbasan, mes tyre një 60-vjeçar
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 25/03/2020 13:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme ministria e Shëndetsisë njoftoi se numri i të infektuarve nga Koronavirusi në vendin tonë ka shkuar në 146.

Po ashtu u njoftua se numri i rasteve është shtuar në qytetet e prekura.

Ka shkruar në tre numri i të infektuarve në Elbasan. Rasti më i fundit është një 60-vjeçar, banues në lagjen "Emin Matraxhiu”.

Në datën 12 mars u njoftua për një çift bashkëshortësh të prekur nga Koronavirusi në Elbasan. Të prekurit u infektuan nga djali i tyre 35-vjeçar, që është rezident në Tiranë.

Ai kishte 10 ditë që ishte kthyer nga Italia pasi kishte shkuar në shtetin fqinj për të vizituar tezen e tij.

Ai qëndroi tre ditë i shtruar në spitalin infektiv por në datën 12 mars mori përgjigjen e testit ku doli pozitiv pas tij u diagnostikuan edhe prindërit.