JOQ Albania
Home

Koronavirus/ 38 të vdekur në Filipine, mes të infektuarve dhe dy senatorë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 25/03/2020 13:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tre persona të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi në Filipine sot ndërsa janë infektuar edhe 84 persona përfshirë një senator i cili ka testuar pozitiv për Koronavirusin.

Ministria e Shëndetësisë tha se numri i vdekjeve për shkak të virusit, i njohur si COVID-19, ka arritur në 38 në vend.

Një total prej 636 personash deri më tani kanë testuar pozitivë për koronavirusin, përfshirë dy senatorë, ndërsa 26 persona janë shëruar nga sëmundja.

Senatori Aquilino Pimentel III njoftoi dje se ka testuar pozitiv për virusin.

Më parë, senatori Juan Miguel Zubiri kishte testuar pozitiv për COVID-19 më 16 mars.

Qeveria ka bllokuar kryeqytetin Metro Manila deri në 14 Prill dhe ishullin më të madh të vendit Luzon deri në 12 Prill.

Burimi: aa.com.tr Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania