JOQ Albania
Home

RTSH-ja ofron mësim ‘të veçantë’ për fëmijët, transmeton kërcime erotike të vajzave me rroba banjo
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 25/03/2020 12:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Situata e krijuar në Shqipëri prej koronavirusit ka izoluar në banesa pothuajse të gjithë shqiptarët.

Një nga aktivitetet që ata kalojnë kohën është të shikuarit televizion dhe qeveria ka sugjerur të ndjekin RTSH-në, pasi aty transmetohen mësime për fëmijët, që në këtë periudhë janë pushim në shkolla.

Por mesa duket RTSH paska një mënyrë tjetër edukimi për fëmijët.

Televizioni i shqiptarëve në kanalin Rtsh Shkollë ka transmetuar video të disa vajzave me rroba banjo të cilat kërcejnë në skenë.

Pamjet janë për mosha mbi 16 vjeç dhe është e papranueshme që ato të shfaqen në një kanal që i shikojnë fëmijë të çdo moshe, aq më tepër kur aty pritet që të dalë një mësues duke shpjeguar mësimin.

Kujtojmë se prej shumë kohësh Televizioni Publik Shqiptar, çdo muaj i vjel një taksë prej 100 lekësh të gjithë shqiptarëve, edhe pse shërbimi që ky televizion ofron nuk është aq cilësor sa hiqet.

Asnjëherë qytetarëve nuk i është bërë transparente se për çfarë harxhohen këto para, por mesa duket më këtë që pamë taksat shkokan në vendin e duhur.

Lum fëmijët për edukimin virtual që marrin.