Spanja është shteti i radhës që po pëson humbje të mëdha jete nga koronavirusi dhe ditët e fundit, situata duket tepër alarmante, teksa numri i të infektuarve rritet vazhdimisht.
Për t'i ardhur disi në ndihmë autoriteteve spanjolle, në lidhje me këtë luftë, kanë menduar edhe Lionel Messi dhe Pep Guardiola.
Të dy bashkë kanë dhuruar plot 1 milionë euro dhe do ta ndajnë shumën në një klinikë në Barcelonë, qytetin ku të dy janë idhull.
Me këto para, këto subjekte shëndetësore do të jenë në gjendje të blejnë materiale për të përballuar numrin e madh të pacientëve, të cilët do të duhet të trajtohen për shkak të kësaj pandemie.
Gjeste këto për t’u përshëndetur nga 2 kampionë si Pep Guardiola dhe Lionel Messi.