Mes mijëra personave të infektuar me koronavirus në Itali, janë edhe Paolo dhe Daniel Maldini, babë e bir. Dy milanistët ndodhen në shtëpinë e tyre të izoluar dhe për fat janë në gjendje mjaft të mirë shëndetësore.
Për të qetësuar akoma më shumë fansat e tij, ka menduar vetë Paolo Maldini, i cili ka postuar një video në profilin e tij ku shprehet se ka si synim që bashkë me djalin ta mposhtin virusin brenda kësaj jave.
Fjalët e Maldinit:
Me këtë video dua të falenderoj të gjithë ata që na kanë dhënë mbështetje dhe dashuri nëpërmjet rrjeteve sociale me anë të mesazheve të tyre për shëndetin tim dhe të djalit tim. Jemi mirë, duhet t’ia dalim ta heqim këtë virus brenda javës. Faleminderit të gjithëve për keqardhjen tuaj që nuk ka munguar kurrë. Por, dua të falenderoj veçanërisht dhe doktorët, infermieret, punonjësit e shërbimit mjekësor, mbrojtjes civile, forcave të sigurisë, të cilët po përballen me këtë situatë kritike me profesionalizmin dhe kurajon më të madhe. Na keni bërë krenarë të ndihemi italianë! Faleminderit shumë!