JOQ Albania
Home

Trajneri i Arsenalit shërohet nga koronavirusi, gati të rikthehet në krye të ekipit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 23/03/2020 16:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ia ka hedhur paq. Tekniku spanjoll u shërua nga koronavirusi dhe mezi pret të rikthehet në punë.

Arteta ishte ndër sportistët e parë në futbollin anglez që doli pozitiv me Covid-19.

Sezoni i Premier Leagues u mbyll menjëherë pas kësaj situate dhe ende nuk dihet se si do shkojë fati i këtij edicioni.

Sidoqoftë, 37-vjeçari është gati të rikthehet në krye të ekipit kur të mbarojë kjo pandemi

Arteta tha:

Unë jam shumë mirë tani, ndiej se jam shëruar. M’u deshën tre ose katër ditë të filloja të ndjehesha shumë më mirë dhe me më shumë energji. Tani ndihem shumë mirë.