JOQ Albania
Home

La Liga ndërpret pa afat futbollin, ja lë vendimin qeverisë spanjolle
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 23/03/2020 13:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Situatë kaotike edhe në Spanjë, teksa ditët e fundit është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme numri i të infektuarve me koronavirus.

Vendi është pushtuar nga ankthi dhe për futboll as që nuk mund të flitet në këtë situatë.

Sot, në një vendim të fundit nga La Liga, është vendosur pezullimi i kampionatit deri në një afat të pacaktuar, ndërsa do të jetë qeveria ajo që do të vendosë për rifillimin e aktivitetit në momentin kur rreziku të konsiderohet i larguar.

Kështu, e ardhmja e këtij kampionati është vënë në diskutim pasi vendi tashmë po mendon vetëm të dalë nga udhëkryqi ku është futur.