JOQ Albania
Home

Aksident i frikshëm, humb jetën futbollisti 26-vjeçar
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 23/03/2020 9:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e djeshme në Nigeri dhe i ka marrë jetën futbollistit 26 vjeçar, Ifeanyi Xhorxh.

Ky i fundit, bashkë me dy miqtë e tij, po udhëtonin drejt qytetit të Lagosit kur u përfshinë në një aksident fatal.

Njëri prej personave shpëtoi mrekullisht, ndërsa dy të tjerët humbën jetën në vend.

Nga fotot duket qartë se makina me të cilën 3 personat udhëtonin ka përfunduar poshtë një kamioni.

Xhorxh, luante për skuadrën e Enugu Rangers IFC në kategorinë e parë në Nigeri.