JOQ Albania
Home

Lewandowski dhuron 1 milion euro për të luftuar koronavirusin
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23/03/2020 0:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Koronavirusi ka prekur edhe botën e futbollit, ku thuajse çdo kampionet është pezulluar, si dhe ka detyruar UEFA-n të shtyjë Kampionatin Europian për vitin e ardhshëm.

Sulmuesi i Bayern Mynih, Robert Lewandowski, i është bashkuar personazheve të famshëm, që kanë dhuruar donacione për përballimin e situatës së krijuar nga koronavirusi.

Përmes një postimi në Instagram, Lewandowski dhe bashkëshortja e tij, kanë njoftuar se kanë dhuruar 1 milion euro, si kontribut për të luftuar Covid-19.

Në postim, ai shkruan:

Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për këtë situatë të vështirë. Sot ne të gjithë luajmë për një ekip të vetëm. Le të jemi të fortë në këtë luftë. Nëse kemi mundësi të ndihmojmë dikë, le ta bëjmë. Kjo situatë prek gjithësecilin prej nesh, kështu që ne kërkojmë nga ju që të ndiqni udhëzimet dhe të dëgjoni ekspertët.

Burimi: BBC|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania