JOQ Albania
Home

Iu infektua shoku i skuadrës me COVID-19, del përgjigjia e testit edhe për Klaus Gjasulën
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 22/03/2020 21:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Luka Kilian, ishte futbollisti i parë në Bundesligën gjermane, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus.

Në këto kushte,i gjithë klubi i Padebornit ku luan edhe mesfushori shqiptar, Klaus Gjasula, vendosi që lojtarët dhe të gjithë anëtarët e ekipit t’i nënshtrohen testit.

Për fatin e mirë, Gjasula mund të marrë frymë lirisht, pasi ka rezultuar negativ në testin e bërë për virusin famëkeq. Lajmin e konfirmoi vetë lojtar shqiptar për "Panorama Sport".

Ai tha:

Për fat, analizat kanë dalë mirë. Pra, rezultati ishte negativ. As unë dhe asnjë pjesëtar tjetër i ekipit nuk është i prekur nga koronavirusi. Jam bashkuar me familjen, por sigurisht që duke treguar kujdes, duke qëndruar në shtëpi dhe dalë vetëm për nevoja sa më emergjente.