JOQ Albania
Home

“Do shkoj të marr nusen te daja”, elbasanasi shkel karantinën, policët e tallin: Mos të ka ik vetë?
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22/03/2020 21:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej gati dy javësh, i gjithë vendi është në "shtetrrethim" prej koronavirusit, i cili deri më tani ka shkaktuar dy viktima dhe ka infektuar 89 persona.

Kreu i qeverisë vendosi që ditën e sotme të pezullohet çdo aktivitet dhe lëvizje, deri të nesërmen në orën 05.00.

Mirëpo, ka pasur dhe nga ata qytetarë, të cilët kanë shkelur rregullat e karantinës.

I tillë është edhe rasti i dy qytetarëve nga Elbasani, të cilët janë ndaluar nga policia, pasi kanë qenë duke lëvizur.

Ka qenë një qytetar që ka dërguar videon, ku një prej personave justifikohet para policisë duke u shprehur se po shkon të marrë nusen te daja.

Efektivët e policisë gjejnë edhe rastin të tallen me qytetarin, duke iu drejtuar me fjalët: Mos të ka ikur vetë gruaja?

Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme: