JOQ Albania
Home

U infektua me koronavirus, Valdrin Mustafa jep lajmin e mirë për gjithë fansat e tij
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 22/03/2020 20:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Duket se e keqja ka kaluar për Valdrin Mustafën, i cili rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit disa ditë më parë. Ish-lojtari i kombëtares U21 ka qetësuar sot gjithë fansat e tij me një mesazh në profilin zyrtar.

Valdrini shkruan:

Të dashur miq, së pari ju falënderoj të gjithëve nga zemra për të gjitha mesazhet tuaja që në këtë kohë të vështirë më kanë dhënë forcë dhe shpresë mua dhe familjes time. Dua t’ju informoj gjithashtu që tani unë jam mirë dhe shpresoj që pas testit final që do ta bëj në ditët në vijim, do mund të tregoj që edhe këtë sfidë e mbarova me sukses.

Mesa duket, futbollisti i Kosovës është shumë pranë kthimit në normalitet dhe mezi pret të zbresë në fushë për të bërë atë që di më mirë: të luajë futboll.