JOQ Albania
Home

Buzëqeshje edhe në burg, ditë e veçantë për Ronaldinhon
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 22/03/2020 15:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej disa javësh, Ronaldinho Gaucho ndodhet në burg në Paraguai, pasi kaloi kufurin me pasaportë false dhe tani është duke pritur seancën e gjyqit.

Normalisht, të burgosurit nuk e lejojnë që ai të mërzitet dhe mundohen ta angazhojnë me aktivitet sportive që organizohen në ambientet e burgut, por siguririsht që këto ditë janë të vështira për legjendën.

Ditën e djeshme, ai festoi një nga ditëlindjet e tij më të trishta, por përsëri ka gjetur kohën për të qenë i lumtur.

40-vjetorin e tij, ndryshe nga herët e tjera e festoi në burg. Shokët e tij organizuan një festë të vogël për ta respektuar atë dhe më pas dolën në oborr për të luajtur futboll.