JOQ Albania
Home

Rasti i parë në Kinë për një futbollist, Marouane Fellaini infektohet me koronavirus
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 22/03/2020 10:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shënohet rasti i parë me koronavirus edhe në futbollin e Kinës. Bëhet fjalë për mesfushorin belg, Marouane Fellaini, i cili jeton në provincën kineze, Jinan.

Ish-ylli i Manchester United është duke luajtur momentalisht për ekipin e Superligës së Kinës, Shandong Luneng dhe thuhet se kishte udhëtuar me tren më 20 mars, kur edhe ishte testuar për Covid-19.

Ai është lojtari i parë në Superligën kineze që del pozitiv me koronavirus deri më tani.

Edhe pse virusi Covid-19 e ka zanafillën në Kinë, sipas mediave botërore ky vend ka shënuar rënie drastike në rastet me koronavirus në muajin e fundit, ndërkohë që nëpër botë virusi është duke u përhapur në mënyrë të pakontrollueshme.