JOQ Albania
Home

Situata kaotike në Itali, lojtari i njohur bëhet vullnetarisht shofer ambulance
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 22/03/2020 10:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Italia ndodhet në vështirësi. Ky shtet duke kaluar një moment tepër dramatik për shkak të koronavirusit, ku qindra njerëz ndërrojnë jetë çdo ditë.

Spitalet janë plotë dhe situata duket kaotike.

Duke parë gjendjen e jashtëzakonshme, lojtari i regbisë, Maxime Mbanda ka ‘ndërruar’ profesionin e tij për t’i shërbyer popullit italian në luftën kundër koronavirusit.

Ai është ofruar të punoj vullnetarisht si shofer ambulance në Parma.

Me maskë dhe kostumin mbrojtës lojtari i regbisë nuk hezitoi të shërbej në zonat më të prekura të Italisë nga Koronavirusi.

Ai tha:

Kur gjithçka u anulua në ragbi, unë pyesja veten se si mund të ndihmoja, madje edhe pa ekspertizë mjekësore.