JOQ Albania
Home

‘Doli për ilaçe’/ I riu rrëfen tmerrin: Babait i vunë psitoletën në kokë, erdhën ‘Shqiponjat’ na dhunuan si familje
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21/03/2020 23:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një djalë i ri ka shkruar mbrëmjen e sotme pranë redaksisë së JOQ Albania. Ai tregon se babai i tij, kishte dalë për të blerë ilaçe në orën 7:45 të darkës.

Sipas asaj që shkruan i riu në mesazhin e tij, babanë e tij e ka ndjekur nga pas një makinë policie. Më pas ai thotë se babanë e tij e kanë përplasur dhe polici i ka drejtuar madje dhe pistoletën në kokë.

Djali i ri thotë se kanë ardhur edhe forcat ‘Shqiponja’ dhe i kanë dhunuar familjarisht duke i goditur dhe ofenduar me fjalët më të rënda.

Ai tregon se kanë goditur edhe nënën e tij edhe pse askush nga familja e tij nuk po bënte rezistencë. I riu thotë se kanë goditur edhe hallën dhe të vëllanë e tij të vogël.

Po ashtu ai ka nisur pranë JOQ Albania foto ku dallohet se ka shenja në trup dhe video për të cilat thotë se aty shikohet se si është sjellë policia.

Në fotot që ka nisur i riu shikohet se ai ka shenja të shumta dhune. I riu tregon se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen ‘Siri Kodra’ në Tiranë.

Në videot që ai ka nisur dëgjohen edhe klithma dhe të qara, por policia si duket nuk ka dashur t’ia di.

Mesazhi i të riut:

Pershendetje joq dua te denoncoj nje rast te ndodhur nga e ashtuquajtura polici e shtetit e ndodhur ne lagjen siri kodra ku babi kishte dal per tbler ilace ne oren 7:45 te darkes dhe esht ndjekur nga nje makine policie dhe perplasur me pas polici ka dal nga makina dhe na ka drejtuar pistoleten e duke i then babit eja , me pas kan ardh ‘shqiponjat’ dhe na kan dhunuar familjarisht duke goditur dhe ofenduar nga llafet me te renda edhe pas askush spo bente rezistence duke na goditur e dhunuar mamin , hallen si dhe vllain e vogel 14 vjec ne mos sulm fizik sulm verbal kemi videot qe vertetojn vrazhdesine e shtetit dhe njeri shprehet qe femija jot do vdesi .