JOQ Albania
Home

Paolo Maldini dhe djali i tij Daniel rezultojnë pozitiv me Koronavirus
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21/03/2020 21:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas njoftimit të Paulo Dybala, mbërrin lajmi për dy raste të tjera pozitiv në Serie A të prekur nga koronavirus, dhe bëhet fjalë për Paolo Maldini dhe djalin i tij Daniel. Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Milanit nëpërjet një njoftimi zyrtar.

AC Milan njofton se Drejtori i Zonës Teknike të Klubit, Paolo Maldini, i cili mësoi se kishte kontakuar me një person pozitiv dhe kishte simptoma të vazhdueshme të virozës, dje iu nënshtrua një testi që rezultoi pozitiv për koronavirus. Në mënyrë të ngjashme, edhe djali i tij Daniel, sulmuesi i ekipit Primavera të Milanit që është edhe pjesë e ekipit të parë. Paolo dhe Daniel janë në gjendje të mirë dhe, pasi kanë kaluar më shumë se dy javë në shtëpinë e tyre pa kontakte të jashtme, siç parashikohet nga protokollet mjekësore-shëndetësore, ata do të zgjasin karantinën për kohën e nevojshme për shërim të plotë klinik.

Burimi: Sport Mediaset | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania