JOQ Albania
Home

“Fikni celularët, do ketë rrezatim të fortë”, njoftimi “FAKE” që po qarkullon me shpejtësi në rrjet
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21/03/2020 0:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mesazhi i një lajmit të rremë përhapet me shpejtësi gjatë orëve të fundit në rrjet, në një kohë kur e gjithë bota ndodhet nën "ethet" e koronavirusit.

Në të thuhet se sonte, nga ora 00.30 deri në orën 3.30, të gjithë qytetarët duhet të fikin pajisjet teknologjike, si celular, tablet, kompjuter, dhe ta vendosin lag trupit, pasi dotë ketë rrezatim të lartë, i cili mund të shkaktojë dëme të tmerrshme.

Në mesazh thuhet se ky lajm është dhënë nga Singapor Tv.

Të alarmuar, disa qytetarë kanë dërguar mesazhin në redaksinë e JOQ Albania, ku shprehen të shqetësuar në lidhje me vërtetësinë e këtij njoftimi panikpërhapës.

Mirëpo, sipas një kërkimi të thjeshtë në Google, rezulton se i njëjti mesazh ka qarkulluar me shpejtësi në rrjet tre vite më parë, në gusht të vitit 2017.

Tabloidi britanik "Daily Star" i ka kushtuar një artikull këtij njoftimi të rremë në vitin 2017, ku thekson se i gjithë mesazhi ka qenë një 'shaka', e cila ka disa vite që qarkullon në rrjetet sociale.