JOQ Albania
Home

Koronavirusi godet ekonominë e Barcelonës, ulen ndjeshëm pagat e lojtarëve
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 20/03/2020 20:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Si të gjitha skuadrat e njohura europiane, koronavirusi ka tronditur jo pak edhe skuadrën e Barcelonës.

Fatmirësisht deri tani nuk ka asnjë lojtar apo pjesë të stafit katalanas me koronavirus, por ajo që po has probleme të mëdha është ekonomia e skuadrës.

Nisur nga kjo situatë, Barcelona po planifikon që të propozojë një reduktim në paga për lojtarët e saj.

Lajmin e ka konfirmuar "Mundo Deportivo", e cila raporton se drejtuesit e klubit kanë nisur menjëherë nga puna për të ndryshuar kontratat e futollistëve.

Mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i yjeve ‘Blaugrana’, për këtë propozim të skuadrës.