JOQ Albania
Home

Bëri ironi me kombëtaren/ Odise Roshi “i përvishet” Edi Ramës: Të vetmit që gëzuam shqiptarët
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 20/03/2020 17:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Teksa i gjithë vendi është izoluar nga frike prej koronavirusit, kryeministri i vendit, Edi Rama ka bërë një krahasim ironik duke iu kujtuar shqiptarëve që "të mos bëhemi si Kombëtarja, që mban mirë gjithë ndeshjen, por ha golat në minutat e fundit".

Duket se kjo deklaratë nuk iu ka pëlqyer aspak futbollistëve kuqezinj të kombëtares, të cilët kanë nisur të replikojnë distancë me kryeministrin e vendit.

I pari ishte Mërgim Mavraj, ndërsa sot ka ardhur edhe një reagim nga Oside Roshi. Mesfushori fierak është një nga të preferuarit e tifozëve, pasi gjithmonë jep shpirtin kur zbret në fushë.

Roshi ka postuar një foto në rrjetin e tij social në “Instagram” për të përcjellë mesazhin e tij për kreun e qeverisë sonë. Me grupin e Kombëtares pas arritjes së ëndrrës Europian në vitin 2016 së bashku me tifozët kuqezinj, Roshi i kthen reston Ramës.

Fjalët e shkruara prej lojtarit flasin qartë: “Të vetmit që gëzuan dhe bënë krenar të gjithë shqiptarët”, duke nënkuptuar kështu se politika kurrë nuk ka arritur të bëjë atë që Kombëtarja ka bërë.