JOQ Albania
Home

Tronditet futbollisti i Veronës, i vrasin të motrën
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 20/03/2020 16:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kur jemi në periudhë izolimi, një fatkeqësi familjare ka tronditur jo pak mesfushorin e Veronës, Emmanuel Agyemang-Badu.

Motra e tij Hagar është qëlluar për vdekje në orët e mëngjesit të sotëm në qytetin e lindjes së mesfushorit, Berekum të Gamës.

Sipas autoriteteve ganeze, policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.

Ede nuk ka të dhëna mbi motivet e këtij krimi të rëndë.

Ndërkohë, edhe klubi i Veronës i ka shprehur ngushëllimet e sinqerta dhe praninë mesfushorit Badu, që është vërtetë i tronditur në këto momente.